Qendra e Trajnimit & Edukimit ka tashmë 10 vite përvojë në tregun arsimor duke ofruar kështu një mësimdhënie dhe mësimnxënie bazuar në arsimin ndërkombëtar, me trajnime dhe kurse të llojeve dhe nevoja të ndryshme për të gjithë komunitetin ku ajo bën pjesë.

Stafi i kualifikuar, me mësues dhe edukatorë të trajnuar më së miri, i ka ardhur në ndihmë Qendrës me njohuritë specifike sipas kërkesave, duke bërë kështu të mundur zhvillimin e Qendrës por edhe të të gjithë pjesëmarrësve që punojnë aty dhe për të.

Deri më sot llogariten qindra studentë që kanë përfunduar kurset e gjuhëve të huaja, përfshirë fëmijë dhe të rritur të të gjitha grupmoshave. Qindra të tjerë kanë kërkuar ndihmën tonë për zhvillimin e projekteve shkencore dhe kanë kërkuar asistencën tonë mbi trajnimet se si të hartohet një punim shkencor, si të krijohet një CV apo një Rezume, si të shkruhet një Letër Motivimi e Letër Reference, etj.

As të huajt nuk na kanë munguar, të cilët kanë kontaktuar me Qendrën tonë me dëshirën për të mësuar gjuhën tonë amtare, shqipen në trajnimin “Shqipja për të huajt“.

Gama e gjerë e shërbimeve tona nuk mbaron këtu, prandaj për çdo ndihmë që mund t’ju nevojitet na kontaktoni dhe do t’ju përgjigjemi me konsultat falas.

TRAEDU for better days!

Klubi i Librit

Book Club

A ju pëlqen të lexoni? Ne, PO! Ejani dhe bisedojmë për librin tuaj të preferuar, nesër në orën 18.00, vendtakimi në ZOOM. Ftoni /bëni tag këdo që mendoni se do ti pëlqente ky klub. Ju mirëpresim për dsikutimin e rradhës!