Çfarë ëshë një ditar mbi stresin?
Mbajtja e një ditari mbi stresin është procesi i të shënuarit momentet stresuese në mënyrë që më pas, të zbulosh se çfarë i ka shkaktuar këto momente.
Nëse stresi nuk mbahet nën kontroll, ai mund të jetë i rrrezikshëm për shëndetin ose produktivitetin e punonjësve, prandaj, është me rëndësi të zbulosh faktorët e stresit të cilët mund të zvogëlohen (zhduken) që të të rikthehet shëndeti, produktiviteti dhe efikasiteti.
Stresi dhe zgjidhja e problemit
Duke mbajtur një ditar mbi situatat stresuese dhe faktorët mjedisorë, mund të identifikosh shkakun e stresit. Ditari mbi stresin gjurmon nivelet e stresit dhe tregon informacion objektiv mbi shkaqet e stresit dhe se si këto mund të përballohen. Le të kujtojmë këtu shprehjen “problemi nuk zgjidhet pa gjetur shkakun”.
Përfitimet e të mbajturit të një ditari
Duke mbajtur shënime dhe duke monitoruar stresin, rritet ndërgjegjësimi për stresin dhe identifikohen shkaqet më të rëndësishme të stresit, gjurmohen simptomat e stresit, si të reagosh, dhe informacioni kryesor rreth stresit dhe se si t’a menaxhosh.
Disa hapa se si të mbash një ditar mbi stresin
Hapi 1 Informacioni kryesor në momentin e stresit
Së pari, shëno orën dhe datën kur të kap stresi
Hapi 2 Intensiteti
Përshkallëzo stresin në atë moment nga 1-10. 1 tregon pak stres, 10 stres ekstrem
Hapi 3 Faktorët që nxisin stresin
Përshkruaj situatën kur ndodh stresi (nëse dihet, edhe shkakun).
Hapi 4 Ndodhitë paraprake
Përshkruaj ndodhitë para momentit të stresit. Çfarë po bëje, çfarë po thoje, mendoje, etj…Me kë ishe?
Hapi 5 Simptomat
Cilat ishin të gjitha simptomat që përjetove në momentin e stresit? Rritje të rrahjeve të zemrës? Frymëmarrje të shpeshtë? Dhimbje koke? Të gjitha këto dhe të tjera tregojnë simptomat fizike të stresit.
Përqëndrim i ulët? Ankth? Mendime negative? Të gjitha këto dhe të tjera tregojnë simptomat emocionale të stresit.
Hapi 6 Reagimi
Shëno reagimin tënd në momentin e stresit. Për shembull, frymëmarrjen, si reagove nëse po komentoje me të tjerë, si veprove nëse frymëmarrja ishte e shpeshtë…etj.
Hapi 7 Përshkallëzimi i humorit
E fundit, shëno humorin tënd në momentin përpara se të të kapte stresi dhe humorin tënd menjëherë pas momentit stresues. 1 përfaqëson një humor shumë të keq dhe 10 një humor shumë të mirë.
Burimi: @toolshero
Për më tepër informacion dhe sugjerime se si të përballeni me situatat stresuese, me ankth, situatat e vështira që nuk dini se si t’i jepni zgjidhje, etj., mund të n’a kontaktoni për shërbimet tona të Trajnimeve mbi Jetën apo dhe Trajnimeve Akademike “Si të jemi të suksesshëm në shkollë, jetë apo biznes?”. Mund të n’a kontaktoni @beinalbania në instagram ose në 00355694223000.
Jeto momentin!
Team of BeInAlbania